
Vajza e këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Evita Soncini, vajza 15-vjeçare e artistes, ka vendosur të bëjë hapat e parë në botën e modelingut.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur Elsa Lila e mbante larg vëmendjes publike dhe rrallëherë publikonte fotografi të saj, tashmë duket se vetë Evita ka vendosur të shfaqet më shumë në publik.
Adoleshentja është bashkuar në Instagram dhe sipas postimeve të saj, është bërë pjesë e një kompanie modelingu, duke u prezantuar si një nga fytyrat e reja të saj.
Evita Soncini po tërheq vëmendje edhe për pamjen dhe stilin e saj, ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re ngjashmërinë që ajo ka me nënën e saj, Elsa Lila.
Edhe pse për shumë vite këngëtarja është përpjekur ta mbajë vajzën larg vëmendjes mediatike, duket se tashmë Evita po nis të ndërtojë identitetin e saj publik dhe hapat e parë në industrinë e modës.
