Një moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja e re Edisa është përfshirë në një debat me Mateon.
Gjatë një bisede mes tyre, Edisa i është drejtuar Mateos me tone të ashpra duke i thënë:
“Do e pimë kafen kur të dalim te kthesa e Kamzës dhe do e shohim kush është më i fortë. Ti ke për të ngelur shumë keq.”
Nga ana tjetër, Mateo ka reaguar i qetë dhe me buzëqeshje, duke i kthyer përgjigje:
“E para nuk merrem me femra dhe e dyta mos kërcëno.”
Ky moment është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe po komentohet shumë nga ndjekësit e spektaklit. Shumë prej tyre po diskutojnë nëse kjo përplasje ishte thjesht një debat i momentit apo nëse tensionet mes dy banorëve do të vazhdojnë edhe më tej në shtëpi.
Videoja e këtij momenti po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.
