Monday, March 9, 2026
HomeALBPas akuzave të Rogertit/Produksioni sqaron fotot e Selines ne Dubai

Pas akuzave të Rogertit/Produksioni sqaron fotot e Selines ne Dubai

kuzat e Rogertit ndaj Selinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku ai aludoi për një jetë luksoze të financuar nga “Sugar Daddy”, udhëtime të dyshimta në Dubai dhe rroba 10 mijë eurosh, janë hedhur poshtë me prova konkrete ditën e sotme në “Fan Club”.

Produksioni ka publikuar pamje ekskluzive që zbardhin të vërtetën e udhëtimit të Selinës në Dubai, duke vërtetuar se ajo ndodhej atje për motive profesionale dhe artistike, jo për ato që aludoi Rogerti.

Në ekran u shfaqën video dhe foto ku Selin shihet duke kërcyer me kostume popullore shqiptare si pjesë e Trupës së Ansamblit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Expo Dubai”, një ngjarje ndërkombëtare ku Selin ka performuar zyrtarisht.

Në fotot e publikuara, trupa e baletit shfaqet krah figurave shtetërore, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe asokohe Ministren e Kulturës, Elva Margariti, duke hedhur poshtë çdo hije dyshimi mbi natyrën e këtij udhëtimi.

E ftuara në panel, Linda, sqaroi profilin artistik të Selinës::

“Ajo ka punuar 6 muaj në Ansambël. Është institucioni më i lartë i artit tonë. Plus që ka bërë edhe shkollën e baletit,” – u shpreh ajo, duke theksuar se ndonëse tani Selin mund të jetë shkëputur për t’u marrë me grupe amatore, baza e saj është profesioniste dhe dinjitoze.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments