Një bisedë mes Selinit dhe Gimbos ka ngritur shumë pikëpyetje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Gjatë diskutimit, Gimbo i ka treguar Selinit një deklaratë që, sipas tij, Miri ia kishte thënë Rogertit.
Sipas Gimbos, Miri kishte pretenduar se Selin e kishte prekur atë në momentet kur të dy ndodheshin në shtrat. Kjo deklaratë e ka habitur shumë Selinin, i cili reagoi menjëherë me surprizë.
“What?!”, ishte reagimi i parë i Selinit, i cili u shfaq i shokuar nga kjo që dëgjoi dhe dukej se nuk e priste një pretendim të tillë.
Biseda ka krijuar menjëherë tension dhe dyshime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të diskutohet më gjerësisht mes banorëve apo edhe në spektaklin e radhës. Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, çdo deklaratë e tillë mund të ndryshojë dinamika dhe marrëdhëniet mes banorëve.
