Monday, March 9, 2026
HomeALBI FUNDIT/ Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë, reagon menjëherë...

I FUNDIT/ Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë, reagon menjëherë Ankaraja

Turqia reagoi pas kapjes së raketës së dytë iraniane që kaloi mbi hapësirën e saj ajrore, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin e tensioneve në rajon. 

Ndërsa pritej një deklaratë zyrtare nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në emër të qeverisë turke foli Ministri i Komunikacionit, Burhanettin Duran, i cili theksoi se siguria e hapësirës ajrore të vendit mbetet prioritet absolut për autoritetet turke dhe për aleatët e saj ndërkombëtarë.

Sipas tij, një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u identifikua dhe u kap mbi hapësirën ajrore të Turqisë, duke u neutralizuar menjëherë nga sistemet mbrojtëse të NATO. 

Ai theksoi se këto sisteme janë të vendosura për të garantuar sigurinë e territorit dhe për të parandaluar çdo kërcënim që mund të rrezikojë stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

“Një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u kapur mbi hapësirën tonë ajrore dhe u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Mbrojtja jonë e kufijve dhe hapësirës ajrore është në nivelin më të lartë. Ne duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të konfliktit. Ne e paralajmërojmë edhe një herë Iranin, në veçanti, dhe të gjitha palët, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe të civilëve”,deklaroi Duran.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments