Partia Socialiste nuk jep aprovim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ulsi Manja i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë.
“Ne si anëtarë të shumicës parlamentare në këshillin për rregulloren, mandatit dhe imunitetit i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Është e vërtetë që lufta kundër korrupsionit është prioritet, por në këtë rast nuk kemi as akuze për korrupsion. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK të vijojë hetimet, ajo e ka masën. Ne e konsiderojmë tashme vetëm si çështje qe i takon drejtësisë. Për veprën penale te shkeljes se barazisë ne tenderë tashmë ka praktike të konsoliduar për ndjekjen e hetimeve pa mase sigurimi personal, e jo më të kërkohet zëvendësim i masës së sigurimit“, tha Manja.
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka ndërmend ta shkelë “vijën e kuqe” në raport me drejtësinë as për rastin e Belinda Ballukut. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se nuk ka ndërmend ta shpallë Ballukun të pafajshme, pasi kjo është çështje e drejtësisë, ndonëse është apo jo ai dakord me SPAK dhe GJKKO për rastin e Ballukut.
Vetë Belinda Balluku, tashmë e shkarkuar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, nuk merr pjesë në mbledhje. Seanca plenare e 12 marsit do të vendosë për fatin e Belinda Ballukut.
Tashmë PD e ka publikuar raportin e plotë duke bërë të qartë mbështetjen për kërkesën e SPAK. Ish-zv/kryeministrja Belinda është marrë e pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe. Ndaj saj rëndon akuza e “shkeljes së barazisë në tendera
