Monday, March 9, 2026
HomeALBKonfirmohet pritja e ëmbël, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj do bëhen sërish...

Konfirmohet pritja e ëmbël, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj do bëhen sërish prindër

Është konfirmuar se Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë në pritje të një fëmije. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës gjyqësore ku po shqyrtohet dosja ndaj Veliajt dhe disa të pandehurve të tjerë.

Avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, njoftoi në gjykatë se ajo nuk mund të ishte e pranishme në seancë për arsye shëndetësore, duke sqaruar se mungesa lidhet me shtatzëninë.

Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë. I kam kërkuar gjithashtu që të më vërë në dispozicion aktet”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në seancën e parë nuk ishte i pranishëm as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai kishte njoftuar gjykatën përmes një shkrese ku theksonte se nuk kishte pasur seancë paraprake.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments