Monday, March 9, 2026
HomeALBPlas debati në BBVA: Gerta aludon për lidhje mes Rogertit dhe...

Plas debati në BBVA: Gerta aludon për lidhje mes Rogertit dhe Selin, fjalet e Mateos po vërtetohen ! ( Video )

Një deklaratë e fortë nga Gerta ka ndezur diskutime të shumta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe në rrjet.

Gjatë një bisede me Rogertin , ajo la të kuptohet se kishte dyshuar që para hyrjes në shtëpi se një person me lidhje të caktuara do të bëhej pjesë e formatit dhe do t’i afrohej kunatës së saj, Selin.

“Unë e dija para se të hyja këtu se do hynte një person që ka lidhje. Nuk është suport…”, u shpreh Gerta, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si Rogerti u bë pjesë e shtëpisë.

Nga ana tjetër, Rogerti reagoi menjëherë duke e pyetur: “Lidhje me çfarë? Ta suportonte? Po, nëse ndahej me atë…”, duke tentuar të sqarojë situatën.

Deklarata e Gertës u interpretua nga disa banorë si një aludim për raportin e Rogertit me Selin, duke qenë se ata përmendën faktin që të dy njohin të njëjtin person jashtë shtëpisë, tezen e Selin.

Pas kësaj bisede, atmosfera në shtëpi u bë më e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të sjellë përplasje të reja mes banorëve apo një sqarim më të qartë nga vetë Rogerti.

Ndërkohë, diskutimet për strategjitë dhe lidhjet jashtë shtëpisë vazhdojnë të jenë ndër temat më të nxehta të këtij edicioni të BBVA.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments