Monday, March 9, 2026
HomeALBAlarm gjatë orëve të mëngjesit : tërmet i fortë pranë kufirit me...

Alarm gjatë orëve të mëngjesit : tërmet i fortë pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë edhe në disa zona të Shqipërisë.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti është regjistruar rreth orës 04:32 me orën tonë, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Epirit, rreth 47 kilometra në lindje të Konispolit.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të jugut të Shqipërisë dhe kanë zgjuar shumë banorë gjatë natës. Megjithatë, deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet dhe institucionet sizmologjike po monitorojnë situatën, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë edhe përditësime të tjera lidhur me këtë ngjarje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments