Një zhvillim i papritur mund të ndodhë shumë shpejt në shtëpinë e Big Brother VIP, dhe fansat janë në pritje të një rikthimi që mund të ndryshojë gjithë lojën.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në rrjet, Lorna, ish-banorja që u eliminua herët nga gara, mund të rikthehet shumë shpejt në shtëpi. Flitet se rikthimi i saj mund të ndodhë që sot gjatë spektaklit Prime, ose në një nga netët në vazhdim.

Lorna konsiderohej nga shumë ndjekës si një nga banoret më të forta të këtij edicioni, dhe largimi i saj u komentua gjatë në rrjetet sociale, ku shumë fansa mendonin se ajo u nxor padrejtësisht shumë shpejt nga gara.
Nëse rikthimi i saj bëhet realitet, pritet që dinamika në shtëpi të ndryshojë ndjeshëm, pasi ajo kishte disa situata të hapura dhe përplasje me banorë të tjerë.
Tani mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të konfirmohen në Prime dhe nëse rikthimi i saj do të trazojë vërtet ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. 👀
