Saturday, March 7, 2026
HomeALBZero simpati për Brikenën”/ Flet Alesio Alia: Ajo luan rolin e ...

Zero simpati për Brikenën”/ Flet Alesio Alia: Ajo luan rolin e …

Alessio Alia, i eleminuari i fundit nga “Big Brother VIP 5”, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia në emisionin “Goca dhe Gra”, duke shuar aludimet e rrjetit dhe duke bërë një analizë të ashpër të lojës së Brikenës.

I pyetur rreth komenteve në rrjetet sociale që flisnin për një simpati të tij ndaj Brikenës, Alessio e ka mohuar kategorikisht këtë gjë.

“Unë s’kam pasur asnjëherë simpati për të. Ajo është më e mira aty që luan rolin e viktimës,” – u shpreh ai, duke e cilësuar sjelljen e saj si një aktrim të pastër.

Sipas Alessios, i cili shprehet se i lexon njerëzit në sy, Brikena përdor strategjinë e të bërit viktimë për të dalë si “personi i mirë”, ndërkohë që fajëson të tjerët.

Ajo është tamam një aktore viktimë, që mundohet të tregojë se është person i mirë, por të tjerët e kanë fajin dhe ajo s’ka asnjë faj,” – shtoi ish-banori.

Lidhur me çiftin Brikena-Mateo, Alessio nuk i kurseu kritikat, duke thënë se ata flasin të njëjtën gjuhë, por bëri një diferencim mes ndjenjave të tyre.

“Më duket që Mateo është pak më i përfshirë se ajo,” – deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se nga ana e Brikenës situata është më e llogaritur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments