Seanca plenare vë Kuvend, këtë pasdite është shoqëruar me debate të forta, pasi një thumbimi që Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, bëri ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.
Balla iu drejtua Vokshit me fjalët: “Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon. Për ty Albana kemi numrin 0900”.
Kjo solli reagimin e ashpër të Bardhit, i cili shpërtheu në të shara dhe ofendime ndaj “homologut” socialist.
“Ndyrësire, i pafytyrë, burrë legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, i drejtohet Bardhi, Ballës.
Por ky i fundit ka reflektuar, teksa më pas, nga vendi i tij në Kuvend, i ka kërkuar falje Vokshit, teksa tha se i referohet një numri të Bashkimit Europian.
“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE.
Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë”, tha Balla.
