Thursday, March 5, 2026
HomeALBÇfarë ndodhi? Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e...

Çfarë ndodhi? Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e njohur (Emri)

Trupi gjykues i Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që lidhet me ankimin e Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

Trupi gjykues përbëhej nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues vendosi në mënyrë unanime:

Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Aurel Zarka.

Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments