Thursday, March 5, 2026
HomeALBSPAK kërkon arrestimin! Kush është gjyqtarja që ka në dorë “fatin” e...

SPAK kërkon arrestimin! Kush është gjyqtarja që ka në dorë “fatin” e Ballukut

Në datën 9 mars, në orën 09:00 do të shqyrtohet çështja për masën e sigurisë për Belinda Ballukun.

Shqyrtimi i çështjes, i cili vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullim nga detyra, do të bëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Miliana Muça

Balluku, aktualisht gëzon vetëm mandatin e deputetes, pasi me ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj dhe të votuara këtë të enjte në Kuvend, është shkarkuar nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Në Kuvend, po diskutohet tashmë çështja e mandatit, e cila pritet që të kalojë në seancën e radhës. PS ka shprehur një qëndrim publik, që vetëm pezullimi nga detyra është i mjaftueshëm, por ende nuk ka nxjerrë raportin final.

Ndërsa PD, që ka nxjerrë raportin final dhe e ka dorëzuar në Kuvend, kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjen e rrugës ëpr hetimin e mëtejshëm të saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments