Wednesday, March 4, 2026
HomeALBTërmete të njëpasnjëshme godasin vendin fqinj, mbyllen shkollat

Tërmete të njëpasnjëshme godasin vendin fqinj, mbyllen shkollat

Zona përreth vullkanit Etna në ishullin italian të Siçilisë është goditur nga disa tërmete, më i forti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, njoftoi sot National Instituti Kombëtar i Gjeofizikës (INGV).

Sipas raportimeve fillestare, nuk ka dëme të mëdha, megjithatë disa shkolla janë mbyllur si masë paraprake.

Etna, me mbi 3 300 metra lartësi, është vullkani aktiv më i madh në Evropë. Tërmeti më i fortë u regjistrua mëngjesin e sotëm dhe u ndje edhe në qytetin e Katanias, i cili ndodhet në rrëzë të vullkanit dhe ka rreth 300 mijë banorë.

Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino, urdhëroi mbylljen e përkohshme të shkollave. Mësimi u anulua edhe në disa bashki të tjera përreth. Aeroporti i qytetit, megjithatë, mbeti i hapur.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments