Një aksident tragjik ndodhi dy ditë më parë në zonën e Siçilisë, ku një makinë u përplas me kamionin e fruta-perimeve dhe si për pasojë, 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.
Mediat italiane bëjnë me dije se edhe të plagosurit janë shqiptar. Ata janë transportuar në spital pas aksidentit, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se bëhet fjalë për shoferin 39-vjeçar, i cili po transportonte shqiptarët e tjerë për në punë dhe Flori Topalli ndodhej në një makinë me atë. Shqiptarët janë nga mosha 24 deri në 39-vjeçare dhe merreshin me bujqësi.
Ndërsa familja e viktimës, ka bërë thirrje për ndihmë financiare për sjelljen e trupit të tij drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore. Po ashtu është bërë publike edhe fotoja e 24-vjeçarit Flori Topallit, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e 1 marsit, ku makina që po udhëtonin 7 shqiptarët u përplas me një kamion që transportonte fruta-perime. Ndërkohë policia italiane vijon hetimet për këtë rast.
