Situata e krijuar pas largimit të Rogertit nga Big Brother VIP Albania ka ngritur shumë pikëpyetje mes publikut. Ndryshe nga raste të tjera në formatin e këtij reality show, Rogerti pasi doli nga shtëpia vendosi të shkojë direkt në studio për t’u përballur me opinionistët.
Ai u shpreh se donte t’i shihte “në sy”, duke i akuzuar se gjatë gjithë kohës i kishin rënë në qafë dhe nuk kishin qenë të paanshëm në komentet ndaj tij. Madje gjatë debatit ai iu drejtua edhe opinionistes Monika, duke theksuar se sipas tij një opinionist duhet të jetë neutral dhe të mos mbajë anë.
Ky veprim është konsideruar i pazakontë, pasi në shumë edicione të Big Brother në botë rrallëherë ndodh që një banor i larguar të shkojë menjëherë në studio për t’u përballur me opinionistët në këtë mënyrë.
Në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë diskutimet:
A ishte ky një moment spontan i Rogertit apo një situatë që produksioni e lejoi qëllimisht? Disa ndjekës madje pyesin nëse produksioni po përpiqet të shmangë një konflikt më të madh, duke i dhënë hapësirë Rogertit të shprehë pakënaqësitë e tij.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni, ndërsa debati mes fansave vazhdon të ndizet në rrjet.
