Wednesday, March 4, 2026
HomeALBSondazhi: 65.9% e shqiptarëve janë kthyer nga emigrimi pas vitit 2013

Sondazhi: 65.9% e shqiptarëve janë kthyer nga emigrimi pas vitit 2013

Në progamin ‘Zëri i Shqiptarëve’ u paraqitën rezultatet e sondazhit lidhur me emigracionin.

Pyetjes se kur janë kthyer më së shumti emigrantët në rrethin shoqëror e familjar, 65.9 për qind e të anketuarve thanë se janë rikthyer pas 2013.

19. 5 për qind u përgjigjën para 2013, ndërsa 14.6 për qind thanë njësoj.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. 

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments