Lufta në Iran ka shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të karburantit dhe naftës në Gjermani, duke i çuar ato në nivelet më të larta të dy viteve të fundit
Për të minimizuar shpenzimet, shoferëve u rekomandohet të shfrytëzojnë platformat për krahasimin e çmimeve dhe të shmangin furnizimin gjatë orëve të para të mëngjesit, kur çmimet zakonisht janë më të larta.
Shkak kryesor për këtë shtrenjtim mbetet pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe kufizimi i lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit nga ana e Iranit, një pikë nevralgjike përmes së cilës kalon rreth një e pesta e transportit botëror të naftës.
Pavarësisht rritjes së kostove, shoqatat e industrisë sigurojnë se furnizimi mbetet i qëndrueshëm pasi Gjermania e siguron naftën bruto nga një rrjet i diversifikuar prej rreth 30 shtetesh partnere.
