Tuesday, March 3, 2026
HomeALBVrau me thikë 31-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: I rashë borisë, më...

Vrau me thikë 31-vjeçarin, zbardhet dëshmia e autorit: I rashë borisë, më shau

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik më 20 shkurt pranë zonës së njohur si ish-Parku ka marrë një zhvillim të ri pas arrestimit të Gazment Buçpapaj në Tropojë. 

Ai dyshohet si autor i vrasjes së Egli Pashollari, ndërsa mbrëmjen e së hënës është shoqëruar nga Policia dhe është marrë në pyetje lidhur me rrethanat e krimit.

Gjatë dëshmisë së tij, Buçpapaj ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas versionit të dhënë prej tij, ai kishte marrë bashkëshorten nga puna dhe ishte nisur drejt spitalit. 

Në një moment, rruga i është bllokuar dhe ai ka përdorur borinë për të sinjalizuar drejtuesin e mjetit përpara. Sipas tij, viktima e ka sharë nga makina, çka ka sjellë tensionimin e situatës.

Ai ka deklaruar se pas rreth 100 metrash, Pashollari ka ndaluar automjetin, ka zbritur dhe e ka ofenduar sërish. Më pas, sipas dëshmisë së Buçpapajt, mes tyre ka nisur një përplasje fizike me grushte. Në këtë moment, ai pretendon se, duke u ndjerë i rrezikuar, e ka goditur me thikë në vetëmbrojtje.

Pas ngjarjes, 40-vjeçari ka qëndruar në Tropojë, ku është strehuar tek disa të afërm të tij deri në momentin e arrestimit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e krimit dhe për të verifikuar pretendimet e të dyshuarit mbi vetëmbrojtjen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments