Tuesday, March 3, 2026
HomeALBE gjeta duke pirë-Si përfundoi fëmija në port? Nëna flet për herë...

E gjeta duke pirë-Si përfundoi fëmija në port? Nëna flet për herë të parë pas gjetjes së djalit

Nëna e 11-vjeçarit që u raportua si i humbur dhe më pas u gjet në Portin e Durrësit ka folur për herë të parë publikisht, duke treguar momentet e ankthit dhe kërkimeve për të birin.

Sipas saj, ajo e kishte nisur djalin për në shkollë me furgonin e zakonshëm, por mësuesja e ka njoftuar se ai nuk kishte mbërritur. Menjëherë ajo ka dalë ta kërkojë në lagje dhe në zonat përreth, por nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij. Më pas i është drejtuar Komisariatit të Policisë dhe ka bërë një kallëzim për rastin.

Ajo rrëfen se disa orë më vonë është kontaktuar nga një grua, e cila e ka informuar se djali ishte parë në Portin e Durrësit. Sipas saj, i mituri i kishte thënë gruas se dëshironte të shkonte në Kosovë, por ajo e kishte ndaluar dhe kishte njoftuar familjarët. Pas sinjalizimit, vëllai i nënës është nisur menjëherë drejt portit, ku patrulla policore ka bërë të mundur gjetjen e 11-vjeçarit.

Nëna theksoi gjithashtu se e kishte “dënuar” të birin disa ditë më parë për shkak se kishte pirë cigare me një shok dhe i kishte kufizuar lekët për shkollë si masë disiplinore. Ajo pranon se nuk e di ende si ka arritur djali deri në port dhe i bën thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët pa mbikëqyrje, duke theksuar se përjetimi ishte i vështirë, por edhe një mësim i madh për të.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments