Një surprizë e papritur ka mbërritur sot në shtëpinë e Big Brother, teksa një dron ka fluturuar mbi ambientet e jashtme duke mbajtur një mesazh të fuqishëm për Mateon dhe Brikenën.
Në pankartë shkruhej:
“Ju ndiqni njëri-tjetrin në Instagram, familjet tuaja janë PRO dashurisë suaj!”

Mesazhi duket se ishte një mbështetje e drejtpërdrejtë për çiftin, duke treguar se jashtë shtëpisë ata kanë përkrahjen e familjarëve.
Momenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve, ndërsa Mateo u shpreh i emocionuar pas leximit të mesazhit.
Kjo ndërhyrje nga jashtë pritet të ndikojë në dinamikat e lojës dhe në marrëdhënien mes dy banorëve.
