Tuesday, March 3, 2026
HomeALBTragjedi në Itali: 25-vjeçari shqiptar humb jetën në përplasje fatale me kamionin!

Tragjedi në Itali: 25-vjeçari shqiptar humb jetën në përplasje fatale me kamionin!

Një aksident tragjik ka tronditur komunitetin shqiptar në Siçili, ku 25-vjeçari Flori Topalli humbi jetën pas një përplasjeje të fortë mes makinës ku udhëtonte dhe një kamioni të ngarkuar me fruta e perime.

Ngjarja ndodhi në rrugën shtetërore 410 “Di Naro”, në kilometrin e 14-të, pranë qytetit Naro. Automjeti i rëndë po udhëtonte në drejtim të Canicattì kur, për arsye ende të paqarta, u përplas me makinën ku ndodheshin disa të rinj shqiptarë.

Bilanci i aksidentit është i rëndë: një viktimë dhe gjashtë të plagosur. Fatmirësisht, asnjëri prej të lënduarve nuk ndodhet në rrezik për jetën. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitaleve në Licata, Agrigento dhe Canicattì për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i kamionit gjithashtu pësoi dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, rruga u mbyll përkohësisht për të lejuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe personelit të Anas, të cilët punuan për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e sigurisë në zonë.

Ndërkohë, Prokuroria Publike e Agrigentos ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë, pasi deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments