Promo e fundit e BBVA ngriti alarmin mes fansave, duke paralajmëruar se një nga banorët ka kërkuar të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.
Burime për Shqipëria Sot bëjnë me dije se bëhet fjalë për Alesio , i cili ka kërkuar sot largimin nga gara.
Sipas informacioneve, arsyeja është tepër personale dhe prekëse: ai nuk po arrin të përballojë izolimin e gjatë dhe distancën nga fëmijët e tij. Mësohet se Alesio ka shprehur vështirësinë për të qëndruar kaq gjatë pa i takuar, duke kërkuar të ndërpresë eksperiencën.
Kjo lëvizje pritet të tronditë dinamikat brenda shtëpisë dhe të ndryshojë rrjedhën e lojës.
A do ta lejojë produksioni largimin?
A do të kemi një vendim përfundimtar në Prime?
Qëndroni me ne për zhvillimet e fundit… 🔥
