E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Livia Lozi, nuk i ka kursyer kritikat e forta ndaj Selinës, duke zbuluar detaje nga bashkëjetesa brenda shtëpisë.
Në diskutim është përfshirë edhe ish-banorja tjetër, Lorna, e cila ka bërë një etiketim të rëndë për konkurrenten.
Selin është bërë një përbindësh i vërtetë mesa duket, se nuk ka qenë kështu më përpara,” – është shprehur Lorna, duke komentuar transformimin e sjelljes së saj në lojë.
Nga ana tjetër, Livia ka folur për xhelozinë e madhe që Selin ka ndaj Mirit, duke treguar raste konkrete.
“Ajo është super xheloze për Mirin. Në momentin që Miri mua më thoshte ‘je kaçurrelse e bukur, goca më e mirë e shtëpisë’… ajo ishte në bisht të syrit. Në momentin që kishte debat me mua, ma bënte ‘kaçurrelse e bukur’ me ironi, fiks siç më thoshte Miri,” – rrëfeu Livia.
Përveç xhelozisë, Livia ka bërë edhe një akuzë të fortë lidhur me sjelljen fizike të Selinës ndaj një banori tjetër. “Selin godiste Rogertin, e gjuante me…” – deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se tensionet në shtëpi kanë kaluar edhe në veprime agresive.
Lidhur me raportin Miri-Selin, Livia u shpreh se mes tyre ka kimi, por xhelozia e Selinës është një përzierje mes ndjenjave emocionale dhe strategjisë së lojës për të mos pasur rivale
