
Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News me Dafina Hysën ishte ish-banorja e BBVA Ina Aderi.
Ina e cila u bë pjesë e reality show-t pas pjesmarrjes së saj në “Përputhen” ku dhe në shtëpi nisi një romancë me një ish-konkurrent të Përputhen i cili dhe ai u bë pjesë e shtëpisë së famshme, Keijsi Hyseni.
Ish-banorja u përgjigj lidhur me raportin e saj me Keijsin duke treguar s ekanë plane bashkëjetese dhe sa i përket familjeve ata janë dakord për cfarë do vendosi vetë cifti.
Gjithashtu gazetari Redjon Shtylla i është përgjigjur duke i thënë se duken një çift fake, deklaratë të cilën Ina nuk e ka pritur mirë dhe ka reaguar ashpër ndaj tij.
“Në pamje duket mirë Ina, sa i takon ata të dy si partnerë më duken fake dhe nuk kanë ndonjë gjë interesante për publikun por për sa kohë ata janë bashkë unë si publik…”, u shpreh gazetari. Pas përgjigjes Ina e ka pyetur përse ka këtë mendim duke reaguar ashpër ndaj tij.
Redjon: Ja kjo arroganca jote për shembull apo propetenca jote për tu dëgjuar…
Ina: Dëgjo Redjon kam dalë nga Big Brother dhe nëse atje nuk e ngre zërin nuk të dëgjon njeri.
Redjon: Dëgjo unë nuk ju kam ndjekur shumë në Përputhen por në Big Brother kapërcimi në lidhje kur nuk ishte e qartë lidhja tjetër më jep atë ndjesinë, është punë ndjesie jo karakteri ndaj e thashë por koha do e tregojë për skeptikët unë nuk kam ndonjë ide të jashtëzakonshme.
