Debati mes Rogertit dhe Selinës po bën xhiron e rrjeteve sociale pas publikimit të një videoje ku dy personazhet shihen duke diskutuar në mënyrë të tensionuar. Sipas pamjeve që qarkullojnë, Rogerti i drejtohet ashpër Selina duke e pyetur për qëndrimin e saj në Dubai dhe duke hedhur dyshime lidhur me jetën e saj personale.
Në video, Rogerti dëgjohet duke thënë pyetje provokuese si “Çfarë ke bërë në Dubai? Me sa burra ke shkuar?” – një deklaratë që ka ndezur menjëherë debat mes ndjekësve. Nga ana tjetër, Selina reagon e irrituar, duke e akuzuar se po flet për jetën e saj seksuale dhe duke kërkuar që akuzat të mos publikohen pa prova.
