Monday, March 2, 2026
HomeALBAksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. 

Nga aksidenti ka ndërruar jetë një person. Viktima mësohet se është me origjinë nga Shqipëria ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij

Përplasja mësohet se ndodhi pranë kthesës për në Agrigento. Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal duke lënë edhe 6 të plagosur.

Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments