Monday, March 2, 2026
HomeALB“A do bëhet baba? Albano Bogdo jep përgjigjen që askush s’e priste-Më...

“A do bëhet baba? Albano Bogdo jep përgjigjen që askush s’e priste-Më duan shumë…!”

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka ndarë një rrëfim të sinqertë për jetën e tij sentimentale gjatë një interviste në “Grida Duma Podcast”, duke surprizuar publikun me deklaratat e hapura për katër fejesat e tij.

“Jam fejuar katër herë,” u shpreh ai, duke theksuar se secila prej lidhjeve ka pasur rëndësinë dhe peshën e saj në jetën e tij.

Bogdo foli hapur edhe për arsyet pse marrëdhëniet e tij nuk kanë përfunduar në martesë, duke kundërshtuar idenë se është një person i paqëndrueshëm në dashuri. Sipas tij, problemi nuk ka qenë mungesa e ndjenjave, por papajtueshmëria në thelb.

“Më duan shumë njerëz, thjesht nuk ka funksionuar. Unë kështu funksionoj. Nëse nuk pëlqen, nuk mund të ndryshoj 75% të vetes që të ndihesh ti e lumtur. Ç’kuptim ka bota nëse unë nuk jam vetvetja për ta shijuar?” – tha aktori.

Ai shtoi se dashuria ka nevojë për nuanca dhe tension pozitiv, por vetëm brenda një kufiri të shëndetshëm. “Pak ‘toksicitet’ ndoshta, por kur bëhet më shumë seç duhet, atëherë nuk funksionon,” u shpreh ai.

Një nga momentet më emocionale të bisedës ishte kur u pyet drejtpërdrejt për mundësinë e atësisë. Bogdo pranoi se për vite me radhë ka pasur frikë të bëhet baba, për shkak të reflektimit që i bën vetes dhe ngjashmërisë që ndien me të atin.

“Fobia më e madhe që kam pasur gjithë jetën lidhet me faktin që e njoh shumë mirë veten dhe i ngjaj shumë babait tim. Nëse vendos të bëhem baba, dua ta bëj me dëshirën më të madhe në botë, për të qenë prezent në jetën e fëmijëve të mi deri në fund. Nuk më ka bërë askush të ndihem se doja të bëhesha baba,” rrëfeu ai.

Rrëfimi i aktorit vjen si dëshmi e një faze më të pjekur në jetën e tij, ku përtej humorit dhe ironisë, ai zgjedh të flasë hapur për dashurinë, frikërat personale dhe përgjegjësinë që sjell krijimi i një familjeje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments