Sunday, March 1, 2026
HomeALBNdryshime në Policinë e Shtetit: Proda largohet nga detyra, Ja kush e...

Ndryshime në Policinë e Shtetit: Proda largohet nga detyra, Ja kush e merr drejtimin

Sokol Bizhga është komanduar përkohësisht në krye të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës si Drejtor i Përgjithshëm.

Vendimi vjen pas protestës së opozitës të zhvilluar së fundmi, gjatë së cilës u raportuan incidente dhe përplasje. Gjatë tubimit pati akte dhune, përfshirë hedhjen e molotovëve drejt ish-vilës së Enver Hoxhës, ndërsa policia deklaroi se u përball me situatë të vështirë për menaxhimin e rendit dhe sigurisë.

Edhe javën e kaluar, Policia e Shtetit kishte bërë të ditur se për shkak të sjelljes së dhunshme të disa protestuesve ndaj forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore, garantimi i plotë i sigurisë paraqitej sfidues.

Ilir Proda ishte emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024. Më herët, ai ka mbajtur disa funksione drejtuese dhe operative, përfshirë detyrën e specialistit në policinë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe në Bulqizë, si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments