Nga Flutura Açka
Tërmeti dje n’tërmet e sipër, gjatë fjalimit me bubullima të Komandantit!
Duket se po i shkon huq gjithë ai vrap i fushatës elektorale. Edhe më 10 maj 2025 – më 10 maj, njē ditë para zgjedhjeve – ngulte shtylla të reja dhe vinte stola pushimoreje në majë të Sinanajt të Tepelenës.
I kam parë vetë, se po pija raki me vendës te klubi i fshatit atë ditë, ndërsa kërkoja shtëpinë e Salajve, ku kanë buajtur me muaj dy oficerë të lartë holandezë në vitin 1914.
Nga aty, veç gryka e Vjosës të ndan me Golikun, ku janë varret e 217 djemve e burrave të Hormovës dhe fshatrave të Rrëzës, tē vrarē nga ushtria dhe bandat e andartëve grekë, në Masakrën e Hormovës në kishën e fshatit Kodër, më 29 prill 1914.
Monumenti përkujtimor ka mbetur rrënojë ende për shkak të barbarisë së fadromave të Tërmet Peçit, të cilin hijet e viktimave të pafajshme, do ta përndjekin gjithë jetën.
Në Tepelenë thonë se e bëri për hatër të grekërve të konsullatës së Gjirokastrës, të cilët iu lutën që ta ta linin historinë tani prapa dhe të shijonin medaljet e paqes dhe të politikës fqinjërore-dashurore që janë para.
Ka disa patriotë te Grupi Parlamentar i PS-së. E dinë ata këtë? Edhe ca jashtë grupit. Ardit Bido , Erald Kapri, etj. Kjo që ka ndodhur me monumentin e Masakrës së Hormovës, është krim njerëzor, historik dhe politik. Unë, thjesht po ua kujtoj, miqve të mi.
Ishte shumë i lartë monumenti! Ky ishte argumenti për të çuar fadromat. Ua vriste sytë grekërve kur shkonin atypari me autobusë për te varrezat kinse të të vrarëve më 1940 (në tokë të huaj), radhuar me eshtra të vjedhura e të blera, të të vdekurve shqiptarë të Kosinës.
Zaten, kur fut në Parlament naftalinë të skaduar, do të fillojë ta hajë tënja një ditë.

