Friday, February 27, 2026
HomeALBLajm i TRISHTË: Ndahet nga jeta infermieri i infektivit në QSUT (EMRI/Foto)

Lajm i TRISHTË: Ndahet nga jeta infermieri i infektivit në QSUT (EMRI/Foto)

Është ndarë papritur nga jeta infermieri i spitalit të infektivit në QSUT, Erald Samarxhi. Një infermier i përkushtuar edhe në periudhën pandemisë, ikja para kohe e Eraldit, në moshën 39 vjeç ka lënë dhimbje e boshllëk të madh te familja, të afërmit, kolegët e të giithë ata të cilët e kishin njohur. Lajmi i trishtë u bë publik nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Nioftimi i Shoqatës së Infermierëve:

Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e Infermierëve sot ndahet nga jeta kolegu yne Infermieri Erald Samarxhi në moshën 39 vjeçare.

Prej shumë vitesh infermier ne spitalin e infektivit QSUT nje djal shëmbullor dhe i dashur, i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve sot la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familja,kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Me një kontribut të pashoq sidomos në kohën e pandemisë por dhe ne çdo moment i gjendur sa here njerëzit kishin nevojë.
Pushofsh në paqe koleg.

Shoqata e Infermiereve të Shqiperisë shpreh ngushellime të përzemërta familjes,kolegëve dhe miqve që e njohin Eraldin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments