Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili e mbrojti sërish përballë kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë.
Rama akuzoi drejtësinë dhe mediat se po e ngarkojnë me pretendime të pabazuara, duke theksuar se Karçanaj nuk zotëron pasuri luksoze dhe se prej vitesh jeton në një banesë me qira.
Megjithatë, në kontrast me këtë narrativë, të dhëna të publikuara nga PolitikOn sugjerojnë se në një nga paraqitjet e saj në GJKKO, veshja dhe bizhuteritë që mbante ish-drejtoresha janë vlerësuar të kalojnë shumën prej 10 mijë eurosh.
Kjo nuk ka mbetur pa i rënë ne sy të pranishmëve në sallë.
Sipas të njëjtave burime, kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar qiranë e banesës së saj për rreth një vit, nëse ajo e paguan pasi hetimet mund të zbulojnë dhe pronarin e vërtetë të banesës ku ajo deklaron se banon me qira dhe do të duhet të japë shpjegime të tjera pastaj.
