Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime në rang shefa komisariatesh.
Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës, emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.
Ndërsa shef i ri i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Kurse Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës.
Lëvizjet në strukturat e Policisë kanë ardhur pas vlerësimit të performancës së strukturave vendore, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).
