Friday, February 27, 2026
HomeALBI FUNDIT/ Dyshohet se është vetë mbytur, gjendet trupi i pajetë u...

I FUNDIT/ Dyshohet se është vetë mbytur, gjendet trupi i pajetë u një gruaje

Trupi i pajetë i një 58-vjeçareje është gjetur në Berat dhe dyshohet se ajo është vetëmbytur në lumin Osum.

Sipas policisë, familjarët kanë nxjerrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje trupin e pajetë të gruas.

Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa prej ditës së djeshme rreth orës 19:00.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëmbytur në lumë.

Sipas deklarimit të familjarëve, shtetasja vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe ishte larguar nga banesa, dje, rreth orës 19:00.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments