Friday, February 27, 2026
HomeALB“Prapaskenat pse Rama ndryshoi qeverinë” – Gaz Bardhi zbulon çfarë thanë prokurorët...

“Prapaskenat pse Rama ndryshoi qeverinë” – Gaz Bardhi zbulon çfarë thanë prokurorët në mbledhje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë të ditura detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me synim arrestimin e saj.

Sipas Bardhit, prokurorët e SPAK kanë argumentuar se Balluku ka emëruar një pjesë të madhe të zyrtarëve të lartë të administratës publike. Ata kanë theksuar se edhe nëse ajo largohet nga detyra, rreziku për prishje provash apo ndikim te dëshmitarët mbetet, pasi mund të ketë komunikim me zyrtarët e emëruar prej saj.

Në mbledhje është pohuar se masa e kërkuar e arrestit synon të shmangë çdo mundësi komunikimi dhe ndikimi në hetim, duke qenë se shumë nga titullarët e institucioneve që po hetohen janë emëruar nga vetë ajo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments