Thursday, February 26, 2026
HomeALBPër ty është moj motër”/ Si reaguan banorët kur vunë re zarfin...

Për ty është moj motër”/ Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Juela vendosi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, bashkë me ta edhe Rogerti që është gjithmonë në televotim.

Që pas spektaklit të madh, debatet kanë qenë të forta, ku nuk kanë munguar ofendimet. Madje në një moment, Greta edhe ka pështyrë Juelën në fytyrë.

Por jo vetëm kaq, pasi Brikena i mori cigaret, Juela mori dhe hodhi arushin e saj në pishinë. Nga ana tjetër, po për cigaret, Marko pati një përballje të ashpër me Shëndritin.

E për gjitha këto që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve, në shtëpi ka hyrë një zarf i zi. Ende nuk dihet se për kë është dhe publiku do të presë deri në Prime-n e së shtunës për të marrë vesh përmbajtjen.

Ndërkohë kur banorët kanë parë zarfin e zi në living, kanë nisur që të aludojnë se për kë është.

Rogerti i është drejtuar Gretës duke i thënë se është për të dhe se të shtunën do të largohet nga shtëpia.

“Zarf i zi është për ty moj motër, ça ke që habitesh”, i tha ai dhe Greta i kthehet: “Hajde më puth këmbët se maksimumi këtë mund të më bësh”.

“Unë ti puth po më vonë, por jo deri kur të lexohet ai të shtunën, ti ke mbaruar punë, pse të vjen inat?”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments