Kryeministri Edi Rama nxori sërish sot në pah marrëdhënien me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu.
Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama u shpreh se emisionet e Fevziut për korrupsionin janë si një bombardim për shikimin e shqiptarëve.
“Është edhe tenxherja e emisionit të Fevziut. Mund të jenë bërë mbi 1 mijë emisione kur fjala korrupsion përmendet një mijë herë. Çfarë bombardimi i retinës së shqiptarëve!”,-tha Rama.
