Thursday, February 26, 2026
HomeALBPërfundon në GJKKO seanca paraprake për Metën, Kryemadhin dhe…

Përfundon në GJKKO seanca paraprake për Metën, Kryemadhin dhe…

Këtë të enjte, pas disa seancash radhazi, përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces.

Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë në një seancë më parë edhe Ilir Meta.

Ndërsa Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve, kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.

Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 mars, gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments