Thursday, February 26, 2026
HomeALBVeprim i rëndë dhe i TURPSHEM! Juela i bënë të paprituren e...

Veprim i rëndë dhe i TURPSHEM! Juela i bënë të paprituren e madhe Brikenes dhe Mateos

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” nuk kanë të ndalur dhe duket se inatet po kalojnë në një tjetër nivel, duke përfshirë tashmë edhe sendet personale të banorëve.

Pas një dite të ngarkuar me debate të ashpra mes Juelës, Selinës dhe Gretës, situata ka prodhuar një tjetër moment të tensionuar ditën e sotme.

Protagoniste është sërish Juela, e cila ka ndërmarrë një veprim krejtësisht të papritur. Ajo ka marrë “Bolin”, arushin e Brikenës—një dhuratë mjaft e komentuar që asaj i ishte bërë nga Mateo—dhe e ka hedhur atë drejtpërdrejt në pishinë, në dukje pa asnjë arsye konkrete. Dhe e hodhi 2 here ne pishine

Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga banorët që ishin dëshmitarë. Ka qenë Selin ajo që ka reaguar e para dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Juelës, duke i theksuar se limitet e lojës nuk duhet të prekin gjërat private.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments