Thursday, February 26, 2026
HomeALBNis aksioni/ Inspektorët fillojnë nga Tirana dhe do zbresin në çdo cep...

Nis aksioni/ Inspektorët fillojnë nga Tirana dhe do zbresin në çdo cep të Shqipërisë

Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro lajmëron se trupa e inspektorëve të institucionit që ai drejton prej disa ditësh, ka nisur sot zbatimin në terren të planit të kontrollit për respektimin e masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit.

Kontrollet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë duke u krye në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe IMT Tiranë. Paralelisht me kryeqytetin, ato do të vazhdojnë në të gjithë territorin

Zhvillimi urban duhet të jetë në përputhje të plotë me parametrat teknikë të lejeve të dhëna, thekson Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro.

Çdo leje e miratuar përmban një listë të gjatë detyrimesh për subjektet ndërtuese, e cila duhet të respektohet në mënyrë rigoroze, si në aspektin e projektit teknik, ashtu edhe në lidhje me masat e sigurisë në kantier.

Ndërtimi dhe zhvillimi i qytetit duhet të jenë detyrimisht në harmoni me jetën e përditshme të komunitetit përreth.

Kjo do të thotë se nuk do të tolerohet asnjë subjekt që nuk merr masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, si të punëtorëve në kantier, ashtu edhe të banorëve të zonës.

Objektivi ynë parësor nuk është ndëshkimi. Çdo subjekti do t’i lihet një afat për korrigjimin e mangësive. Mosreagimi do të sjellë masa ndëshkimore, sipas ligjit. Paralelisht me Tiranën, kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin“, thotë Afrim Qëndro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments