Shtabet e Drejtimit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar kanë kryer një kontroll të ri në burgun e Domokos në Greqi, në kuadër të operacioneve për parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara dhe aktiviteteve të paligjshme.
Sipas mediave greke, kontrollet kanë përfshirë edhe qelitë e të burgosurve shqiptarë, mes tyre Alket Rizai dhe një tjetër i dënuar i njohur me nofkën “Sandri”, i akuzuar si organizator i transportit të rreth 1.2 tonëve kokainë nga Karaibet drejt Astakos, në Aitoloakarnania, në janar 2020. Gjatë kontrollit janë sekuestruar celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se pak ditë më parë ishte zhvilluar një tjetër aksion në 17 qeli të të njëjtit institucion.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për vrasjen e një të burgosuri të rrezikshëm, Antonis Papadatos, brenda ish-zyrës së kryerojes në burg, një zonë që nuk mbulohej nga kamerat e sigurisë. Autoritetet kanë arrestuar një të burgosur me shtetësi bullgare, i dyshuar si autor i të shtënave, si dhe një tjetër person. Sipas raportimeve, nuk përjashtohet mundësia e lëshimit të urdhër-arresteve të reja gjatë zhvillimit të hetimeve.
Alket Rizai dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por ai e ka mohuar këtë pretendim, ndërsa burime zyrtare theksojnë se ekzistojnë mospërputhje mes deklaratave të tij dhe dëshmive të stafit korrektues.
