Livia Lozi është banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme, pas votave të publikut.
Pas një televotimi të fortë dhe emocionesh të shumta gjatë spektaklit live, publiku vendosi që rrugëtimi i Livias në shtëpi të përfundonte. Vendimi erdhi pas disa ditësh tension, diskutimesh dhe strategjish mes banorëve.
Eliminimi i saj u prit me reagime të ndryshme brenda shtëpisë – disa banorë u surprizuan, ndërsa të tjerë e panë si një lëvizje të pritshme të lojës. Tashmë gara vazhdon edhe më e fortë mes banorëve të mbetur.

