Thursday, February 26, 2026
HomeALBFoshnja ndërron jetë gjatë fluturimit për në Paris

Foshnja ndërron jetë gjatë fluturimit për në Paris

Një foshnjë ka humbur jetën gjatë një fluturimi të Air France nga Nairobidrejt Paris, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas kompanisë ajrore, fëmija vuante nga një problem serioz me zemrën dhe po transportohej drejt Francës për të marrë trajtim mjekësor të specializuar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe përpjekjeve të mjekëve në bord, nuk u arrit që foshnja të mbahej në jetë. Air France bëri me dije në një deklaratë zyrtare se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se kompania është në kontakt me familjen, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e rëndë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments