Monday, February 23, 2026
HomeALB“Më mbyllën në garazh me një qen” – Historia tronditëse e Shëndritit...

“Më mbyllën në garazh me një qen” – Historia tronditëse e Shëndritit që ndodhi ditën e ditëlindjes së tij

Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së Big Brother Vip 5 ndanë histori të vështira nga jeta e tyre personale.

Kur erdhi radha e Shëndritit, ai u përlot teksa kujtoi një nga periudhat më të errëta të fëmijërisë së tij. Banori tregoi se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë viteve të shkollës fillore dhe se ka përjetuar episode që i kanë lënë gjurmë të thella emocionale.

Ai rrëfeu se në ditën e ditëlindjes së tij, teksa po kthehej nga shkolla, disa bashkëmoshatarë e mbyllën në një garazh makinash dhe brenda futën një qen që e kafshoi. Sipas tij, shenja e asaj ngjarjeje është ende e dukshme dhe i rikthen kujtimin sa herë që e sheh.

Shëndriti tha se nuk ia tregoi askujt atë që kishte ndodhur, as familjes së tij, për të mos prishur atmosferën e festës në shtëpi. Ai shtoi se ka kaluar edhe situata të tjera të ngjashme, por nuk dëshiron të japë më shumë detaje.

Në fund të rrëfimit, ai theksoi se transformimi i tij personal është fitorja më e madhe ndaj bullizmit, duke u bërë thirrje të gjithëve që përballen me situata të tilla të gjejnë forcën për t’i tejkaluar dhe për të mos lejuar askënd t’ua shuajë ëndrrat.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments