Monday, February 23, 2026
HomeALBPamjet që tregojnë dëmet –Pse nuk u hap sot rruga Prrenjas–Librazhd?

Pamjet që tregojnë dëmet –Pse nuk u hap sot rruga Prrenjas–Librazhd?

Pamjet e siguruara tregojnë dëmet e shkaktuara në rrugën Prrenjas–Librazhd, pas rrëshqitjes së tokës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Sipas pamjeve me dron , në këtë segment rrugor vërehet një rrëshqitje e konsiderueshme e terrenit, e cila ka shkaktuar devijim të rrugës dhe zhvendosje të një pjese të asfaltit. Dëmtimet janë të mëdha dhe krijojnë rrezik për sigurinë e automjeteve dhe të çdo personi që mund të qarkullojë në atë aks.

Për shkak të situatës së krijuar, rruga është mbyllur dhe lëvizja është pezulluar. Edhe pse ishte parashikuar që aksi të hapej sot në mesditë për automjetet, kjo nuk do të jetë e mundur deri në stabilizimin e situatës dhe riparimin e dëmeve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments