Sara Hoxha dhe Erik Fullani po e jetojnë në maksimum romancën e tyre, duke zgjedhur me vetëdije ta mbajnë këtë fazë të bukur larg zhurmës mediatike.
Çifti i njohur i showbizit shqiptar po kalon kohë cilësore në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e kaluar ata festuan së bashku në një ditëlindje të përbashkët, në një atmosferë festive dhe plot energji pozitive.
Siç ka bërë edhe në daljet e fundit, Sara u tregua mjaft hermetike në rrjetet sociale, duke mos ndarë asnjë imazh apo video nga eventi. Megjithatë, prania e saj në festë u konfirmua nga një moment spontan i publikuar nga vetë Eriku.
Gjatë mbrëmjes, ai realizoi një video selfie pranë këngëtarit të njohur Gena, i cili po performonte për të ftuarit. Në sfond të videos shfaqet edhe Sara, vetëm pak hapa larg tij — një detaj që tregon qartë se dyshja janë të pandashëm dhe po e shijojnë marrëdhënien e tyre në qetësi.
Kjo dalje vjen në një periudhë kur Eriku ka shprehur në intervista dëshirën për t’u bërë një familjar i përkushtuar dhe për të organizuar një dasmë madhështore. Edhe pse ende nuk kanë bërë deklarata zyrtare, afërsia dhe momentet e ndara publikisht flasin për një raport të konsoliduar që po ecën me hapa të sigurt.

