Sunday, February 22, 2026
HomeALBPAMJE TË RËNDA! Del VIDEO e momentit të vrasjes së Egli Pashollarit,...

PAMJE TË RËNDA! Del VIDEO e momentit të vrasjes së Egli Pashollarit, Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin, më pas tropojani i ngul thikën

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin pasditen e 20 shkurtit ku shtetasi Egli Pashollari, i njohur me nofkën “Çerri i Parkut” u masakrua me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në një zonë të populluar dhe në orën kur ishte e frekuentuar gjerësisht nga kalimtarët.

Lidhur me këtë ngjarje, Euronews Albania ka mundur që të sigurojë pamjet e momentin tragjik ku shtetasi Gazment Buçpapaj e qëlloi me thikë 31-vjeçarin, plagët për të cilin rezultuan të ishin fatale.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë”, sulmohet nga Buçpapaj së bashku me partneren e tij dhe një person tjetër.

Ata e godasin të riun, ku më pas është Gazment Buçpapa ai i cili e qëllon me thikë pas shpine.

Ndonëse kalimtarët tentuan që ta shuanin këtë sherr, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe fatkeqësisht sherri degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Vijon….

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments