Sunday, February 22, 2026
HomeALBVrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, TRONDIT autori: Më parkoi makinën para...

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, TRONDIT autori: Më parkoi makinën para shtëpisë

Më ofendoi, prandaj e qëllova”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të krimeve të rënda Landi (Puja) Deraji, i cili mesditën e djeshme qëlloi me thikë në zemër Skerdilajd Isufin, ku për pasojë ky i fundit humbi jetën pas disa minutash në spital.

Teksa ka deklaruar se shkak për konfliktin ishte bërë një vend parkimi, Puja ka theksuar se situata doli jashtë kontrollit pikërisht kur Skerdilajd Isufi e ka ofenduar.

“Erdhi dhe parkoi makinën para shtëpisë time. Dola dhe i kërkova ta lëvizte makinën, pasi nuk mund të kaloja dot për t’u futur në shtëpi. Nuk dua ta lëviz makinën, më tha, po ik futu brenda se e di çfarë të bëj apo jo?!

Këtu filloi gjithçka. Kush je ti, kush jam unë?! Pastaj nisi të shante para familjes time. Nuk durova dot, shkova brenda në shtëpi dhe mora thikën. Kur më pa me thikë në dorë, më sulmoi.

Në këtë moment unë e qëllova dy herë në pjesën e gjoksit. E pashë që ra në tokë. Aty më kapi paniku dhe u largova. Sigurisht që në momentin e parë u pendova, por hataja ishte bërë. Nga frika u fsheha deri në momentin që më gjetën. Më vjen shumë keq, nuk doja që të përfundonte kështu, por mu errësuan sytë dhe nuk e kontrollova dot veten”, kështu është shprehur ndër të tjera Landi Puja gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e krimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments