Monday, February 23, 2026
HomeALBPas debatit në “Prime”, familjarët e Selinës ndajnë pamje në Instagram “luftë”...

Pas debatit në “Prime”, familjarët e Selinës ndajnë pamje në Instagram “luftë” të hapur ndaj Mirit(Video)

Deklarata e babait të Selinës ndaj Mirit gjatë spektaklit “Prime” ka sjellë reagime edhe jashtë shtëpisë. Familjarët e saj, të cilët menaxhojnë llogarinë zyrtare të Selinës në Instagram gjatë kohës që ajo ndodhet brenda, kanë publikuar një video nga emisioni.

Pamjet janë shpërndarë në “Instastory” dhe janë shoqëruar me elementë grafikë për të theksuar momentin në fjalë. Në video shihet Miri duke qëndruar pranë Selinës, e cila ndodhet e ulur në divan.

Me këtë veprim, familjarët duket se synojnë të mbështesin publikisht qëndrimin e shprehur më herët nga babai i saj dhe të japin versionin e tyre lidhur me situatën e krijuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments